Kanë dalë detaje të reja lidhur me vrasjen që ndodhi mbrëmë rreth orës 23:15 në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit, të cilës i parapriu një përleshjeje mes disa personave.
Viktimë është imami nga Dragashi, Gazmend Tahirovci, 47 vjeçar.
Sipas zëdhënësit rajonal në Prizren, Shaqir Bytyqi, patrulla policore pas marrjes së informatës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur viktimën të shtrirë në tokë me lëndime të shkaktuara dyshohet nga një mjet i mprehtë.
I dyshuari është identifikuar, por ndodhet ende në arrati.
© SYRI.net