Policia jep detaje pas kapjes së të dyshuarit për kidnapimin e 6-vjeçares në Spanjë

Policia jep detaje pas kapjes së të dyshuarit për kidnapimin e 6-vjeçares në Spanjë

19:19, 27/06/2026

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, ka realizuar me sukses një operacion policor që ka çuar në arrestimin e një shtetasi gjerman të kërkuar nga INTERPOL-i për veprën penale “rrëmbim i fëmijës”.

Sipas policisë, bëhet fjalë për të dyshuarin me inicialet A.M.L. (1989), për të cilin autoritetet spanjolle kishin njoftuar se dyshohej se kishte rrëmbyer një vajze gjashtëvjeçare dhe ndodhej në Kosovë.

Policia njoftoi se, pas bashkëpunimit me Qendrën për Punë Sociale dhe autoritetet spanjolle, më 25 qershor fëmija iu kthye në mënyrë të sigurt nënës së tij.

Pas koordinimit të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor me njësitë e tjera policore, i dyshuari u lokalizua dhe u arrestua më 24 qershor në një lokacion në Fushë Kosovë, së bashku me fëmijën.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa fëmija është trajtuar sipas procedurave ligjore dhe është vendosur në strehim të sigurt.

Policia njoftoi se, pas bashkëpunimit me Qendrën për Punë Sociale dhe autoritetet spanjolle, më 25 qershor fëmija iu kthye në mënyrë të sigurt nënës së tij.

Postimi i plotë :

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco