Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja: Mungesa e vullnetit politik mund ta çojë vendin në votime

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja: Mungesa e vullnetit politik mund ta çojë vendin në votime

10:54, 26/06/2026

Emilja Rexhepi: Nëse nuk ka marrëveshje, Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme

Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të përballet sërish me zgjedhje të jashtëzakonshme nëse partitë politike nuk arrijnë marrëveshje për formimin e institucioneve të reja.

Në një deklaratë për Front Online, Rexhepi u bëri thirrje subjekteve politike që të lënë mënjanë përplasjet dhe të tregojnë përgjegjësi, në mënyrë që vendi të krijojë sa më shpejt institucionet dhe të nisë zbatimin e programeve për të cilat qytetarët kanë dhënë besimin e tyre në zgjedhje.

“Shpresoj që arsyeja të mbizotërojë dhe që shumë shpejt t’i krijojmë institucionet dhe të fillojmë me punën dhe realizimin e planeve tona, për të cilat kemi marrë besimin e qytetarëve në zgjedhje”, tha ajo.

Rexhepi theksoi se, nëse vazhdojnë mungesa e vullnetit politik dhe përplasjet mes partive, vendi mund të hyjë në një cikël të ri zgjedhor.

“Nëse përsëri do të ketë inate dhe mungesë vullneti politik, shteti do të shkojë përsëri në zgjedhje të jashtëzakonshme, gjë që mendoj se nuk është në interes të askujt”, u shpreh ajo.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco