Digjet banesa në Prishtinë, tre persona pranojnë trajtim mjekësor

Digjet banesa në Prishtinë, tre persona pranojnë trajtim mjekësor

10:27, 27/06/2026

Një banesë në Prishtinë është kapluar nga zjarri.

Banesa në Parkun e Qytetit në kryeqytet është kapluar nga flakët në orët e para të mëngjesit

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës e ka konfirmuar rastin.

“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë banimi në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia ekipet mjekësore dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme tre persona janë trajtuar nga ekipet mjekësore”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco