MINT: Mbi 6 mijë e 800 biznese të reja u regjistruan këtë vit

MINT: Mbi 6 mijë e 800 biznese të reja u regjistruan këtë vit

21:41, 29/06/2026

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka thënë se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, janë regjistruar mbi 6 mijë e 800 biznese të reja.

Për këto të dhëna, Ministria i është referuar Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve.

Sipas MINT, është shënuar rritje e numrit të bizneseve të reja krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

“Sipas statistikave të ARBK-së, në periudhën 1 janar – 29 qershor 2026 janë regjistruar gjithsej 6,834 biznese të reja, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit paraprak, 1 janar – 29 qershor 2025, janë regjistruar 6,545 biznese. Kjo paraqet një rritje prej 289 bizneseve, më shumë krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2025”, thuhet në njoftim

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco