Në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës po mbahet një “takim i kolegjiumit të degëve të LDK-së”, tha në një deklaratë për gazetarët nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri.
Ai tha se po trajtohet “situata paszgjedhore”. Ky takim, Haziri tha se është në funksion “të proceseve politike”, duke shtuar se LDK-ja ka vendosur parimisht që të jetë aktivisht pjesë e ndërtimit të institucioneve.
“Është takim i kolegjiumit të degëve të LDK-së. Në situatë paszgjedhore është pjesë e punës ku kryetari i LDK-së dhe organet e LDK-së fillojnë ta trajtojnë situatën paszgjedhore. Kjo është në funksion të proceseve politike në të cilat LDK-ja ka vendosur parimisht që të jetë pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve”, tha ai.
Haziri i shmangu pyetjet e gazetarëve, duke thënë se “për gjithçka që do të dalë nga ky takim do të njoftoheni pas takimit”.
“Është poroces….”, tha ai.
Ai qeshi dhe nuk u përgjigj kur u pyet se “a ka takim me Vetëvendosjen për formimin e institucioneve”.
© SYRI.net