Një tursit polak u plagos gjatë një eksplorimi të kanioneve te Gjipëse.
Policia tha se bashkë më të kishin ngelur të bllokuar edhe tre bashkudhëtarët e tij.
Për shkak të terrenit shumë të vështirë, në këtë operacion kërkim-shpëtimi, në ndihmë të shërbimeve të Policisë vendore, u angazhuan shërbimet e DELTA Forcës, helikopteri i Forcave të Armatosura, alpinistë të zonave të mbrojtura, zjarrfikës dhe ekip mjekësor.
Pas shumë kërkimesh dhe përpjekjesh intensive, turistët u evakuuan 2 nga 2 dhe rreth mesnatës, përfundoi me operacioni për kërkim-shpëtimin e tyre.
Turisti i dëmtuar mori menjëherë ndihmën e nevojshme nga ekipi mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq 3 turistët e tjerë u evakuuan në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi:
Kanionet e Gjipesë/8 orë përpjekje intensive të Policisë dhe shërbimeve të tjera, në një terren të thepisur dhe me rrezik për jetën, për të lokalizuar dhe shpëtuar 4 turistë polakë.
Në operacionin e kërkim-shpëtimit, të shtrirë dhe gjatë orëve të natës, u angazhuan shërbimet e DELTA Forcës, Policisë së Himarës dhe DVP Vlorë, si dhe helikopteri i Forcave të Armatosura, alpinistë, zjarrfikës dhe ekip mjekësor.
Pas njoftimit, mesditën e djeshme, se 4 turistë polakë, gjatë eksplorimit të kanioneve të Gjipesë, kishin rënë në një greminë dhe si pasojë, njëri prej tyre ishte dëmtuar, shërbimet e Policisë vendore, si pasojë e terrenit të thepisur dhe nevojës imediate për t'iu shkuar në ndihmë turistëve, nisën menjëherë kërkimet për lokalizimin dhe evakuuimin e tyre.
Për shkak të terrenit shumë të vështirë, në këtë operacion kërkim-shpëtimi, në ndihmë të shërbimeve të Policisë vendore, u angazhuan shërbimet e DELTA Forcës, helikopteri i Forcave të Armatosura, alpinistë të zonave të mbrojtura, zjarrfikës dhe ekip mjekësor.
Helikopteri i Forcave të Armatosura nuk mundi të futej në vendin ku ndodheshin turistët dhe operacioni vijoi nga shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe alpinistët.
Pas shumë kërkimesh dhe përpjekjesh intensive, turistët u evakuuan 2 nga 2 dhe rreth mesnatës, përfundoi me sukses operacioni për kërkim-shpëtimin e tyre.
Turisti i dëmtuar mori menjëherë ndihmën e nevojshme nga ekipi mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq 3 turistët e tjerë u evakuuan në gjendje të mirë shëndetësore.
4 turistët polakë falënderuan Policinë dhe të gjitha njësitë e tjera të angazhuara për përgjigjen e menjëhershme ndaj sinjalit të tyre për ndihmë, si dhe për sakrificën dhe angazhimin e specializuar dhe human për shpëtimin e jetëve të tyre.
© SYRI.net