Policia e Kosovës ka sekuestruar një arsenal armësh në Podujevë, ndërsa tre persona të dyshuar janë shpallur në kërkim nën dyshimin për “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo materialeve plasëse”.
Sipas njoftimit të policisë, më 22 qershor rreth orës 17:30, gjatë një kontrolli në një depo, policia ka gjetur në dy valixhe pesë armë të gjata të tipit AK-47, një armë të gjatë të modelit M12, një armë të gjatë me prodhues të panjohur, një pistoletë Glock, nëntë karikatorë dhe 144 fishekë të kalibrave të ndryshëm, transmeton Klankosova.tv.
Hetimet paraprake kanë zbuluar se tre shtetas të Kosovës, dyshohet se ishin organizuar për t’i transportuar armët drejt Shtutgartit në Gjermani.
Me urdhër të prokurorit janë kryer bastisje në shtëpitë e të dyshuarve, mirëpo ata nuk janë hasur në vendbanimet e tyre dhe aktualisht ndodhen në kërkim nga policia.
© SYRI.net