Osmani para ushtarëve amerikanë: Në orët më të errëta, ShBA-ja qëndroi me Kosovën

Osmani para ushtarëve amerikanë: Në orët më të errëta, ShBA-ja qëndroi me Kosovën

13:39, 27/09/2025

Presidentja Vjosa Osmani, në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane, ka folur për rrugëtimin e Kosovës nga mbijetesa në liri, për kontributin e ushtarëve amerikanë dhe për aleancën historike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara.

Ajo me këtë rast tha se ishte Amerika dhe NATO, ato që Kosovën e çuan në liri dhe në një shtet të sigurt.

“Isha një vajzë e re kur Kosova po përballej me një luftë gjenocidale të Millosheviqit. Ishte një kohë kur ne po detyroheshim të largoheshim nga shtëpitë tona, kur më të dashurit tanë po vriteshin para syve tanë, dhe kur fëmijëria jonë ishte thjesht në luftë dhe konflikt”.

“Në orët më të errëta, Amerika qëndroi me ne. Ishin ushtarët amerikanë bashkë me vendet aleate të NATO-s, që dëshpërimin në Kosovë e kthyen në shpresë, frikën në siguri dhe okupimin në liri”, tha Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco