Paunovic s’arrin ta tejkalojë fashizmin brenda vetes, për ‘spastrimin etnik’ i kërkon falje Vuçiqit e jo shqiptarëve

Paunovic s’arrin ta tejkalojë fashizmin brenda vetes, për ‘spastrimin etnik’ i kërkon falje Vuçiqit e jo shqiptarëve

14:14, 16/07/2026

Një deklaratë skandaloze e ministres serbe, Snezana Paunovic, se do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën” qysh në vitin 1998 ka nxitur reagime të mëdha.

Shumë e kanë cilësuar një politikane fashiste, e William Walker e ka quajtur edhe “kriminele lufte”.

Ka pasur edhe reagime ndërkombëtare për deklaratën e saj.

Duke parë gjithë skandalin, Paunovic ka dalë sot me një deklaratë ku pretendon fjalët e saj janë nxjerrë nga konteksti, ndërkohë në vend se t’iu kërkojë falje shqiptarëve, ajo në mënyrë skandaloze ka thënë se i kërkon falje shefit të saj në Qeveri dhe presidentit serb Aleksander Vucic.

Paunovic e ftuar në Informer TV, e konsideroi keqdashëse që “vetëm shtatë sekonda nga i gjithë emisioni” u nxorën dhe se kjo u shndërrua në një çështje politike./Express/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco