Kryeprokurori i ri i Shtetit, Zejnulla Gashi, e ka pranuar zyrtarisht detyrën e re.
Pranim-dorëzimi i detyrës u bë në objektin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj.
Gashi pas pranimit të detyrës ta se “do të jetë kryeprokuror i të gjithëve”.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dje ka dekretuar Gashin, duke ia përshkruar edhe rolin që ai duhet ta ketë.
“Beteja kundër krimit të organizuar, korrupsionit, ndjekja e kriminelëve të luftës, dhunuesve dhe krimit të çfarëdo forme duhet të marrin përgjigje të prerë nga organi i akuzës”, ka shkruar dje Haxhiu.
© SYRI.net