Kryetari i Obiliqit nga radhët e VV-së, Halil Thaçi ka konfirmuar se është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
Thaçi bëri të ditur para gazetarëve se nga Prokurori është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.
Ai theksoi se rasti ka të bëjë me disa shpronësime në Shipitullë.
“Unë jam shumë i kënaqur që Prokuroria ka filluar të merret me këtë çështje (pa e përmendur specifikisht) dhe i bëj thirrje Prokurorisë që ta hetojë deri në fund këtë çështje, këtë thirrje e kam bërë edhe nga Kuvendi që të hetohet çdo keqpërdorim i mundshëm në ato pjesë.”, tha ai.
“Nga Kuvendi sa kam qenë deputet edhe sot në cilësinë e Kryetarit i bëj thirrje qytetarëve të mi që do të më kenë gardian për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Si dëshmitarë natyrisht që më pyetën për çdo gjë dhe unë për çkado që unë do të di do t’i përgjigjen Prokurorit”, tha Thaçi para gazetarëve.
© SYRI.net