Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Mitrovicën e Veriut, ku persona të panjohur dyshohet se kanë hyrë në një banesë dhe kanë marrë një sërë sendesh me vlerë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, vjedhja dyshohet të ketë ndodhur në periudhën prej 5 deri më 11 korrik 2026, ndërsa rasti është raportuar të premten, rreth orës 10:20.
Ankuesi ka njoftuar policinë se nga banesa e nënës së tij janë vjedhur dy televizorë, stoli ari, dy orë dore, një DVR i kamerave të sigurisë, parfume të ndryshme, si dhe një shumë parash të gatshme.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent.
© SYRI.net