Aksident tragjik, humb jetën shqiptari pasi u përplas nga një makinë

Aksident tragjik, humb jetën shqiptari pasi u përplas nga një makinë

19:24, 11/07/2026

Një 40-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën gjatë natës mes të premtes, 10 korrik, dhe të shtunës, 11 korrik, pas një aksidenti rrugor në Strada Regionale 71, në zonën Al Matto, një pjesë administrative e komunës së Arezzos, në Itali.

Ngjarja ka ndodhur pas orës 01:00 të mëngjesit, pranë një kopshti fëmijësh. Sipas të dhënave paraprake, viktima, i cili jetonte në Arezzo, është përplasur nga një automjet teksa ishte duke lëvizur si këmbësor.

Rrethanat e sakta të aksidentit mbeten ende për t’u sqaruar nga autoritetet.

Automjeti drejtohej nga një i ri banues në Arezzo, i cili, sipas informacioneve të para, ka rezultuar negativ në testin e alkoolit. Në vendngjarje kanë ndërhyrë efektivët e Policisë Rrugore, të cilët kanë kryer inspektimet dhe mbledhjen e provave për të përcaktuar dinamikën e aksidentit.

Ekipet e emergjencës së 118 mbërritën menjëherë në vendngjarje me ambulancën e Kryqit të Kuq ‘Misericordia’ nga Castiglion Fiorentino dhe autoambulancën mjekësore. Megjithatë, përpjekjet për ta rikthyer në jetë 40-vjeçarin rezultuan të pasuksesshme.

Trupi i pajetë i viktimës u transportua nga shërbimi ‘Misericordia’ drejt morgut të spitalit San Donato në Arezzo, ku është vendosur në dispozicion të autoriteteve gjyqësore për procedurat e mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco