SYRI TV/ Skenari i ndalimeve në kufi dhe plani i qeverisë Rama, ndalimi i mbështetësve të protestës

16:44, 09/07/2026

Syri Televizion ka siguruar dokumentet që provojnë një plan të organizuar nga autoritetet shqiptare për të bllokuar në kufi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë shprehur mbështetje për protestat që po zhvillohen në Tiranë. Në dy urdhrat e ndalimit të siguruar nga Syri TV pretendohet se këta persona përbëjnë rrezik për rendin publik, shëndetin dhe sigurinë kombëtare.

Sipas burimeve, ekziston një listë prej rreth 100 shqiptarësh nga Maqedonia, të cilëve u ndalohet hyrja në Republikën e Shqipërisë.

Ndalimi, një ditë më parë, i 3 deputetëve të Lëvizjes Vlen për të hyrë në Shqipëri nuk është një rast i izoluar, por një skemë e përgatitur nga qeveria e kryeministrit Edi Rama për shkak të protestave antiqeveritare që kanë përfshirë vendin.

Syri Televizion ka siguruar dokumentet që provojnë një plan të organizuar nga autoritetet shqiptare për të bllokuar në kufi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë shprehur mbështetje për protestat që po zhvillohen në Tiranë. Në dy urdhrat e ndalimit të siguruar nga Syri TV pretendohet se këta persona përbëjnë rrezik për rendin publik, shëndetin dhe sigurinë kombëtare. Sipas burimeve, ekziston një listë prej rreth 100 shqiptarësh nga Maqedonia, të cilëve u ndalohet hyrja në Republikën e Shqipërisë.

Pikërisht më 2 korrik 2026, në pikën kufitare të Bllatës, iu është refuzuar hyrja në kufi Krenar Sllovës dhe Genci Sadikut. Në procesverbalin e dhënë nga Policia Kufitare e Shqipërisë, shkak për ndalimin e hyrjes së tyre në territorin shqiptar është se shteti amë dy shqiptarët e Maqedonisë i konsideron si rrezik për rendin publik, shëndetin publik dhe sigurinë kombëtare, si dhe për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Qeveria shqiptare ka nisur një fushatë sulmesh ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë, të cilët janë shprehur pro apo marrin pjesë në protestat në Tiranë. Pak ditë më parë, në mënyrë të paprecedentë, ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, shpalli si të padëshirueshme për një periudhë 15-vjeçare Igballe Hudutin, me të njëjtin motivacion se kërcënon sigurinë kombëtare. Ndërkohë, në lidhje me rastin e djeshëm, ku 3 deputetëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut iu ndalua hyrja në kufi, drejtori i përgjithshëm, Skëndër Hitaj, deklaroi sot se njëri prej tyre kishte probleme, por pa specifikuar arsyen konkrete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco