Bekë Berisha: Nuk kemi qëndrim për të bashkëpunuar me LVV-në

Bekë Berisha: Nuk kemi qëndrim për të bashkëpunuar me LVV-në

09:50, 09/07/2026

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka deklaruar për “Front Online” se partia ku bënë pjesë ai, nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket mundësisë së bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Berisha tha se AAK-ja mbetet në të njëjtën linjë politike që ka mbajtur edhe më herët.

“S’kemi qëndrim për të bashkëpunuar me LVV. Qëndrimi jonë është si i mëhershëm, nuk e ndryshojmë”, deklaroi Berisha.

Ditë më parë, ka pasur një reagim edhe nga PDK-ja lidhur me bashkëpunimin e mundshëm me Vetëvendosjen.

Deputetja e rizgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës PDK, Ariana Musliu-Shoshi pati deklaruar se partia ku bënë pjesë ajo ende nuk ka zhvilluar diskutime dhe nuk ka marrë ndonjë vendim lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.

“Ende nuk kemi diskutime e as vendim”, tha shkurt Musliu-Shoshi.

Sipas rezultateve të certifikuara të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 mandate në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës do të përfaqësohet me 22 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës me 18 deputetë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar shtatë mandate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco