Aksion në Zubin Potok: Zbulohen qindra fishekë, pajisje ushtarake dhe armë në shtëpi të pabanuara

Aksion në Zubin Potok: Zbulohen qindra fishekë, pajisje ushtarake dhe armë në shtëpi të pabanuara

11:36, 06/07/2026

Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës në Zubin Potok ka rezultuar me zbulimin dhe konfiskimin e një sasie të konsiderueshme municioni, pajisjesh ushtarake dhe një arme, të cilat u gjetën në disa shtëpi të pabanuara.

Sipas Policisë, të gjitha rastet janë regjistruar më 5 korrik, rreth orës 02:00, ndërsa për secilin prej tyre është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve.

Çfarë u gjet gjatë aksionit?

Rasti i parë
Në një shtëpi të pabanuar u sekuestruan: 432 fishekë të kalibrit 7.62 mm; 18 fishekë të një kalibri të panjohur.

Rasti i dytë

Në një tjetër shtëpi të pabanuar policia gjeti: 204 fishekë të kalibrave të ndryshëm; 56 gëzhoja; një bajonetë;një maskë ushtarake; tri pajisje ushtarake për ushqim.

Rasti i tretë
Në një lokacion tjetër u konfiskuan: një pushkë ajrore; 31 fishekë; disa para të vjetra jugosllave.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha provat janë sekuestruar, ndërsa rastet po hetohen nga njësitë kompetente për të sqaruar origjinën e armëve, municionit dhe pajisjeve të gjetura, si dhe për të identifikuar personat që mund të lidhen me to.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco