Plagosja e katërfishtë në Podujevë, policia i ka bastisur shtëpitë e të dyshuarve, iu gjeti armë e mbi 100 fishekë

Plagosja e katërfishtë në Podujevë, policia i ka bastisur shtëpitë e të dyshuarve, iu gjeti armë e mbi 100 fishekë

10:40, 03/07/2026

Plagosja e katërfishtë në Podujevë, 28 gëzhoja plumbash u gjetën në vendngjarje, policia ua bastisi shtëpitë të dyshuarve

Policia e Kosovës doli me njoftim të ri për plagosjen e katërfishtë që ndodhi dje në Podujevë.

Në raportin 24-orësh, policia tha se pas gjuajtjeve me armë zjarri ku u plagosën tre të dyshuar dhe një burrë, kalimtar rasti, u gjetën 28 gëzhoja të plumbave.

“Ka ndodhur një rast gjuajte me armë zjarri ku kanë mbetur të plagosur tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe një viktimë mashkull kosovar (kalimtar i rastit), të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin kanë intervenuar menjëherë zyrtarë policorë dhe njësitë relevante policore, të cilat në vendngjarje kanë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri dhe 28 gëzhoja”.

Policia gjithashtu tha se i ka bastisur shtëpitë e të dyshuarve ku ka gjetur armë e fishekë të shumtë.

Në vendngjarje ka dalë stafi i lartë menaxhues i PK-së, ekipet mjekësore dhe prokurori i rastit, me vendim të të cilit janë bastisur edhe pronat e të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar dy karikatorë me 58 fishekë, dy karikatorë të tjerë me 27 fishekë, dy armë të shkurta me 82 fishekë dhe një armë gjuetie me 49 fishekë. Rasti i nënshtrohet procedurave të mëtejme hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco