Nga SHBA në protestën e 42-të/ I riu: Fatkeqësi kombëtare që vendin e drejton Edi Rama

Nga SHBA në protestën e 42-të/ I riu: Fatkeqësi kombëtare që vendin e drejton Edi Rama

20:41, 11/07/2026

Një protestues i ardhur nga diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara ka marrë fjalën gjatë protestës së 42-të kundër kryeministrit Edi Rama, duke bërë thirrje për mbrojtjen e të drejtave dhe identitetit kombëtar.

Ai u shpreh se kishte ardhur nga SHBA për të mbështetur protestën dhe kritikoi qeverinë, duke deklaruar se drejtuesit e vendit duhet të mbrojnë interesat e kombit shqiptar dhe jo, sipas tij, t’i dëmtojnë ato.

“Vij nga Disapora e Amerikës. Kryeministri i Shqipërisë, duhet të jetë atje për të mbrojtur kombin shqiptar që i ka rezistuar luftërave dhe jo për ta shitur. Fatkeqësi kombëtare që kemi në krye të vendit Edi Ramën. Duhet të luftojmë për të drejtat tona, pronën tonë, gjuhën tonë , traditat dhe të mos ketë asnjë armik të jashtëm të vijë dhe të bëjë të mundur shpërnguljen e shqiptarëve”, tha një protestues në revoltën e 42 kundër Edi Ramës”, u shpreh ai.

Protestuesi theksoi gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve, pronës, gjuhës dhe traditave shqiptare, duke bërë thirrje për unitet përballë çdo rreziku që mund të cenojë interesat kombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco