Parlamenti Evropian ka reaguar përmes një postimi në platformën X lidhur me procesin e integrimit evropian të Serbisë dhe zhvillimet politike në vend.
Në postim, Parlamenti Evropian thekson se Serbia duhet të dëshmojë angazhim të vërtetë ndaj vlerave të Bashkimit Evropian, duke nënvizuar se përparimi drejt anëtarësimit në BE varet nga zbatimi i reformave në sundimin e ligjit dhe forcimi i standardeve demokratike.
Po ashtu, në postim thuhet se Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, ndërsa për tejkalimin e krizës politike vlerësohet se nevojiten zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Lexo edhe:“Serbia duhet të tregojë angazhim të vërtetë ndaj vlerave të Bashkimit Evropian. Përparimi drejt anëtarësimit në BE është i mundur vetëm përmes reformave në sundimin e ligjit dhe forcimit të standardeve demokratike. Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën. Për zgjidhjen e krizës politike nevojiten zgjedhje të lira dhe të ndershme”, shkruan në X Parlamenti Evropian.
© SYRI.net