Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në një banesë në Mitrovicë.
Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, ku është konstatuar vdekja e të riut.
Sipas policisë, rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.
“Me urdhër të prokurorit, pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, tha Zahiti.
© SYRI.net