Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar lidhur me nismën për shkarkimin e tij, duke thënë se nuk do të mbajë asnjë detyrë në kundërshtim me vullnetin e shumicës.
Abdixhiku ka deklaruar se për shkak të kësaj nisme ka ndërprerë të gjitha proceset që lidhen me formimin e institucioneve të reja të Kosovës.
Ai ka bërë të ditur se situata e krijuar pas nismës për shkarkim ka ndikuar në proceset e mëtejshme institucionale, duke pezulluar hapat për krijimin e institucioneve të reja
© SYRI.net