Delegatët e LDK-së, i kanë dorëzuar sot në zyrën qendrore të partisë nënshkrimet e nevojshme për thirrjen Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.
Iniciativa për shkarkimin e Abdixhikut, ka nisur nga figura brenda këtij subjekti që janë të pakënaqura me rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit.
Nëshkrimet janë dorëzuar në zyret e partisë nga Armend Zemaj dhe Florian Dushi.
Zemaj ditë më parë, kishte konfirmuar se janë mbledhur më shumë se 150 nënshkrime.
Nisma pason pakënaqësitë e shprehura pas zgjedhjeve të 7 qershorit, çka ka çuar edhe në përplasjet e hapura brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kërkesat publike për dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, janë shoqëruar me replika mes figurave drejtuese të partisë.
Kuvendi i LDK-së ka 355 delegatë, dhe pas deponimit të këtyre nënshkrime, sipas statutit, kryesia e partisë është e obliguar që ta thërrasë Kuvendit brenda 60 dite.
© SYRI.net