Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk pranoi të deklarohej për mediat, por i ftoi gazetarët për kafe.
“Faktikisht e kam bërë nijet me jau qitë edhe juve nga një kafe sot. Kështu që, kur ta kryni me Shkëmbin, se jeni tu nejt shumë gjatë këtu, ju pres këtu afër”, tha ajo.
Më herët, lidhur me mbledhjen u deklarua sekretari i partisë, Ilir Ferati.
Ai tha se aktualisht, partia po merret me çështje procedurale dhe me punët organizative në drejtim të organizimit të kuvendit të LDK-së.
“Nuk po du me e cilësu urgjente, si kuvend, por natyrisht që na imponon pjesa e datës së konstituimit të institucioneve, ani pse është pjesë e partisë më të madhe që më fillu punën. Përndryshe, grupi parlamentar është, deputetët janë zgjedhur, dhe është funksional, pavarësisht organizimit të kuvendit të LDK-së” deklaroi Ferati.
© SYRI.net