Analisti politik Xhevdet Pozhari ka komentuar zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, pas iniciativës për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë dhe kërkesave për ndryshime në udhëheqje.
Sipas Pozharit, ky është një proces demokratik që LDK-ja e ka kaluar edhe më herët në historinë e saj.
Ai ka rikujtuar se kryetari aktual i partisë, Lumir Abdixhiku, kishte marrë votëbesim jo shumë kohë më parë, ndërsa ka vlerësuar se pritshmëritë e LDK-së në zgjedhjet e fundit kanë qenë më të mëdha.
‘’Është një proces demokatrik që LDK-ja e ka kaluar tashmë disa herë , kur është fjala për Abdixhikun ai e kishte një votëbesim jo shumë moti sigurisht q pritshmëritë e kësaj partie kanë qenë më të mëdha sa i përket këtyre zgjedhjeve’’, tha Pozhari për FrontOnline.
Pozhari ka thënë se, pavarësisht kritikave, nuk mund të thuhet se LDK-ja nuk ka pasur rritje, duke shtuar se tash i mbetet strukturave të partisë të vlerësojnë nëse kjo rritje ka qenë e mjaftueshme për pritshmëritë e tyre.
Sipas tij, vendimi nëse duhet të vazhdohet me udhëheqjen aktuale apo të kërkohet një lidership i ri është çështje që i takon vetë anëtarësisë dhe strukturave vendimmarrëse të LDK-së.
‘’Megjithatë nuk mund të thuhet se DK-ja nuk ka pasur rritje , ka pasur rritje , kështu që mbetet në gjykimin e tyre nëse kjo rritje i knaq pritshmëritë e tyre apo e mendojnë njëlidership të ri që do ta largonte abdixhikun njga kjo pozitë’’, deklaron Pozhari.
© SYRI.net