Qytetarët dyshohen se u helmuan nga ushqimi, intervistohet pronari i një lokali në Han të Elezit

Qytetarët dyshohen se u helmuan nga ushqimi, intervistohet pronari i një lokali në Han të Elezit

10:57, 16/07/2026

Një person është intervistuar të mërkurën në Han të Elezit, pasi dyshohet se në lokalin e tij, pas konsumimit të ushqimit, janë helmuar disa persona.

Rasti po hetohet për “prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor”.

“Hani i Elezit 13.07.2026 – NN. Me 15.07.2026 në cilësinë e të dyshuarit, në stacion policor është intervistuar një mashkull kosovar për shkak të dyshimit se në lokalin e tij pas konsumimit të ushqimit janë helmuar disa persona. Rasti është duke u hetuar për të cilin është njoftuar prokurori i cili ka autorizuar të iniciohet lënda e rastit”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Gjatëd ditës së djeshme, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka intensifikuar kontrollet zyrtare pas rasteve të raportuara për dyshime të helmimit të qytetarëve në Prishtinë dhe Han të Elezit.

Sipas njoftimit të AUV-së, inspektorët veterinarë kanë zhvilluar kontrolle emergjente në të dy lokacionet, duke inspektuar kushtet higjieno-sanitare, procedurat e vetëkontrollit të operatorëve, dokumentacionin, gjurmueshmërinë e produkteve dhe lëndëve të para, si dhe duke marrë mostra për analiza laboratorike mikrobiologjike.

Ndërkaq, kyetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, ka bërë të ditur se nga 13 korriku deri më datën 15, në QKMF janë trajtuar 110 persona me simptoma të gastroenteritit, ndërsa vetëm pesë prej tyre janë referuar për trajtim të mëtejmë në Spitalin Rajonal të Ferizajt dhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ai bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe janë administruar rreth 300 terapi venoze për pacientët që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, duke theksuar se QKMF-ja ka terapi dhe materiale të mjaftueshme për trajtimin e rasteve.

Kryetari i Hanit të Elezit njoftoi se janë marrë mostrat përkatëse dhe janë dërguar për analiza në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ndërsa institucionet janë në pritje të rezultateve zyrtare që do të sqarojnë shkakun e paraqitjes së rasteve.

Të fundit
Zjarret e 2023-ës “paralizuan” laboratorët e IML-së, mbi 700 raste në pritje
16 Korrik 2026
Sot dita më e nxehtë e vitit në Shqipëri
16 Korrik 2026
18-vjeçari përplasi për vdekje një pensionist, iku nga vendi i ngjarjes dhe më pas porositi picë
16 Korrik 2026
Shqiptarja që u bë komandante në Gardën Kombëtare të SHBA-së
16 Korrik 2026
Ambasada britanike përshëndet zgjedhjen e Zejnullah Gashit, kërkon një prokurori të pavarur dhe efektive
16 Korrik 2026
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco