Profesori Enver Bytyçi ka komentuar pezullimin e dialogut strategjik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, duke marrë në mbrojtje kryeministrin Albin Kurti dhe duke vënë në pikëpyetje motivet e ambasadës amerikane.
Bytyçi tha se edhe nëse Kurti nuk iu përgjigj një telefonate të ambasadorit Jeffrey Hovenier – “ndoshta për shkak të një fyerjeje të mëparshme” – ai ka qenë gjithmonë i pranishëm në aktivitetet amerikane dhe ka shprehur angazhim për partneritet strategjik me SHBA-në.
“Albin Kurti ka qenë gjithnjë prezent në eventet amerikane për të dëshmuar angazhimin e tij krah saj. Publiku duhet ta ndajë vetë përgjegjësinë nga papërgjegjësia”, u shpreh Bytyçi.
Ai theksoi se thelbi i mosmarrëveshjeve nuk lidhet me deklaratat e Kurtit, por me disa vendime të tij të cilat kanë qenë në kundërshtim me sugjerimet amerikane, si:
Sipas profesorit, SHBA dhe BE po përkrahin indirekt Listën Serbe, të cilën ai e quan “bandë politike” përgjegjëse për sulmin terrorist në Banjskë.
“Kurti përfaqëson linjën e kundërt – të bëjë shtetin pa Serbinë dhe pa Aleksandër Vuçiq. Kosova duhet të zgjedhë midis forcimit të shtetit dhe sovranitetit të saj apo krijimit të një Republike Srpska brenda territorit të saj”, theksoi ai.
Megjithatë, Bytyçi sugjeron se Kurti duhet të marrë në konsideratë largimin nga qeverisja për të shmangur përplasjet me SHBA-në:
“Besoj se Albin Kurti duhet ta marrë vendimin të dalë në opozitë, qoftë dhe për hatër të Amerikës. Si opozitar ai, nëse do, di edhe si t’i dalë zot Kosovës.”
© SYRI.net