Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës kanë arrestuar një person me inicialet R.D., nën dyshimin për përfshirje në krime lufte kundër popullatës civile gjatë periudhës së luftës në Kosovë.
Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar ditën e sotme.
Prokuroria Speciale, në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, ka bërë të ditur se do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodinin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.
Autoritetet e drejtësisë theksojnë përkushtimin e tyre të vazhdueshëm në hetimin, ndjekjen dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të dyshuar për krime lufte, duke ritheksuar se këto raste mbeten prioritet i lartë institucional.
“R.D., është ndaluar nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile, të kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë.
Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht hetuesit nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, është duke ndërmarrë dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe legjislacionin në fuqi. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuara në hetimin dhe ndjekjen penale të kryerësve të këtyre veprave penale”, thuhet në njoftim.
© SYRI.net