FSK lëshon flamujt në gjysmështizë në të gjitha kazermat në nderim të viktimave të 11 shtatorit në SHBA

FSK lëshon flamujt në gjysmështizë në të gjitha kazermat në nderim të viktimave të 11 shtatorit në SHBA

13:08, 11/09/2025

Forca e Sigurisë së Kosovës në shenjë nderimi dhe përkujtimi të viktimave nga sulmi terrorist i 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA, ka lëshuar flamujt sot në gjysmë shtizë në të gjitha kazermat.

“Forca e Sigurisë së Kosovës në shenjë nderimi dhe përkujtimi të viktimave të terrorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë lëshuar sot flamujt në gjysmë shtize në të gjitha kazermat e FSK-së, duke përkujtuar kështu viktimat e sulmit terrorist që ndodhi më 11 shtatorit të vitit 2001. FSK dhe populli i Kosovës do të jenë për herë, në krah të miqve tan në ditë të vështira e në ditë festash.”


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco