Policia e Kosovës apelon shoferët: Vozitni me kujdes në kushte të shiut për sigurinë tuaj dhe të të tjerëve në rrugë

Policia e Kosovës apelon shoferët: Vozitni me kujdes në kushte të shiut për sigurinë tuaj dhe të të tjerëve në rrugë

09:06, 11/09/2025

Mëngjesi i sotëm nisi me reshje të mëdha të shiut në disa zona të Kosovës.

Policia e Kosovës ka apeluar tek shoferët dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes së veturës për sigurinë e tyre dhe të të tjerëve.

Në njoftimin e saj, Policia thekson: “Të vozitni me kujdes në kushte të shiut për sigurinë tuaj dhe të të tjerëve në rrugë. 🌧️ NGASJE E SIGURT NË SHI!”

Për të shmangur aksidentet, Policia ka dhënë këshillat kryesore:

Mbaj dritat të ndezura – dritat rrisin dukshmërinë për ju dhe për të tjerët.

Zvogëloni shpejtësinë – rruga e lagur kërkon frenim më të gjatë, udhëtoni me kujdes.

Shmangni shpërqendrimet – mos përdorni telefonin, qëndroni të përqendruar te rruga.

Krijoni distancë pasuese mes mjeteve – mos qëndroni shumë afër makinës para jush, parandaloni aksidentet.

“Mos lejoni që reshjet t’ju ndalin nga kujdesi! Siguria është në duart tuaja.”, thuhet tutje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco