KQZ nis shtypjen e fletëvotimeve në Slloveni për zgjedhjet e 12 tetorit, të parat ato për mërgimtarët

KQZ nis shtypjen e fletëvotimeve në Slloveni për zgjedhjet e 12 tetorit, të parat ato për mërgimtarët

18:42, 10/09/2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar shtypja e fletëvotimeve të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Në njoftimin e KQZ’së thuhet se shtypja e fletëvotimeve po realizohet në shtypshkronjën e dokumenteve me siguri të lartë, “Cetis”, në Celje të Sllovenisë, shkruan Reporteri.net.

“Ky proces po zhvillohet sipas standardeve ndërkombëtare, nën mbikëqyrjen e një delegacioni të KQZ-së të udhëhequr nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi, me pjesëmarrjen e anëtarëve Alban Krasniqi e Muharrem Nitaj, si dhe stafit të Sekretariatit të KQZ-së. Gjithashtu, përveç fletëvotimeve, do të shtypen edhe broshurat me listat e kandidatëve, të cilat do të jenë të disponueshme për votuesit në vendvotime gjatë ditës së zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.

KQZ ka sqaruar se në fazën e parë janë duke u shtypur fletëvotimet për votimin jashtë Kosovës për 43 mijë 993 shtetas të Kosovës, të cilat, KQZ do të sigurohet që t’ua dërgojë përmes postës, ndërkohë do të vazhdohet me shtypjen e fletëvotimeve për procesin e votimit brenda vendit. Gazeta Online Reporteri.net ka raportuar të hënën për anulimin e tenderit 230 mijë eurosh për shërbimet postare për votimin jashtë Kosovës.

Në mbedhjen e bajtur më 7 shtator, KQZ mori vendim që për raundin e parë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunave të shtypen 1,800,410 fletëvotime dhe po aq, 1,800,410, edhe për zgjedhjet për Kuvende Komunale. Në këtë numër përfshihen fletëvotimet për vendvotimet e rregullta, votimin me kusht, Votimin e Personave e Nevoja të Veçanta, fletëvotimet rezervë dhe për votimin me postë.

Në këtë proces zgjedhor, do të shtypen 13% apo 268,688 fletëvotime më pak se numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote, që sipas Listës Votuese të certifikuar nga KQZ është: 2,069,098.

Sipas të dhënave nga Lista Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës është 2,025,105 votues, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar me postë nga jashtë Kosovës është 43,993 votues.

Procesi zgjedhor në Republikën e Kosovës, do të organizohet në 938 Qendra të Votimit me gjithsej 2,625 vendvotime, prej të cilave 910 Qendra të Votimit për votimin e rregullt me 2,571 vendvotime dhe 38 Qendra të Votimit për votimin me kusht me gjithsej 54 vendvotime

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco