Arrestohet në Prizren një person i kërkuar dhe i dënuar me burg

Arrestohet në Prizren një person i kërkuar dhe i dënuar me burg

16:15, 18/08/2025

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Prizren një person që ishte në kërkim aktiv, në kuadër të Planit Operativ “Urdhëresat 2025”.

Sipas njoftimit, njësitë e Task Forcës pranë Stacionit Policor në Prizren kanë lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin T.F., mashkull nga Prizreni, ndaj të cilit kishte urdhër-arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren dhe aktvendim të plotfuqishëm për vuajtje të dënimit.

I arrestuari është dënuar me 10 muaj e 20 ditë burgim efektiv për vepra penale që lidhen me narkotikë.

Pas arrestimit, ai është shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren dhe më pas është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë me zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe veprimet për garantimin e sigurisë publike.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco