Policët në Beograd e tërheqin zvarrë një të ri përgjatë rrugës, njëri prej tyre e godet në shpinë me shkop gome

Policët në Beograd e tërheqin zvarrë një të ri përgjatë rrugës, njëri prej tyre e godet në shpinë me shkop gome

22:45, 17/08/2025

Një video nga Serbia është postuar në rrjetet sociale ku shihen oficerët e policisë duke e tërhequr zvarë një të ri, dhe më pas njëri prej tyre duke e goditur atë në shpinë me një shkop gome.

Nova.rs shkruan se videoja është bërë në kryqëzimin e rrugëve Resavska dhe Nemanjina në Beograd, gjatë një proteste të premten.

Në fund, burrit i lidhen duart ndërsa ai shtrihet në tokë, pa rezistencë, ndërsa raportohet se i riu ishte pa ndjenja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco