Deri në një orë pritje për dalje nga Kosova

Deri në një orë pritje për dalje nga Kosova

21:13, 16/08/2025

Fluksi i automjeteve me qytetarë në pikat e kalimeve kufitare të vendit ka shënuar rënie në orët e mbrëmjes.

Pritjet më të gjata vazhdojnë në dalje të pikës kufitare Merdare, deri në 60 minuta.

Te Dheu i Bardhë kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është 500 metra e gjatë dhe pritjet janë 50 minuta, ndërsa në hyrje pritjet janë pesë minuta dhe nuk ka kolona të automjeteve, njofton Qendra kombëtare për menaxhim kufitar.

Pritje ka edhe në pikën kufitare Muçibabë ku kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është 100 metra e gjatë, me pritjet e qytetarëve 20 minuta, teksa në hyrje nuk ka kolonë të automjeteve dhe pritjet janë 5 minuta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco