Aksidenti me fatalitet në Pejë, shoferi i kamionit ndalohet për 48 orë

Aksidenti me fatalitet në Pejë, shoferi i kamionit ndalohet për 48 orë

13:58, 15/08/2025

Një person është goditur për vdekje nga një kamion në qytetin e Pejës.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 9:43, në rrugën “Ardian Krasniqi” në këtë qytet.

Rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Pejës.

Shkodran Nikçi, zëdhënës i këtij institucioni, thënë për gazetën online Reporteri.net se shoferi është ndaluar për 48 orë.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe Prokurori i Shtetit. Ngasësi i automjetit është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit dhe viktima është dërguar në IML për obduksion”, deklaroi Nikçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco