Mbyllet afati, KQZ mblidhet për certifikimin e 9 subjekteve politike

Mbyllet afati, KQZ mblidhet për certifikimin e 9 subjekteve politike

10:49, 14/08/2025

Është përmbyllur afati për aplikim të subjekteve politike dhe për dorëzimin e listës me emrat e kandidatëve që do të garojnë në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

KQZ-ja do të mblidhet sot për certifikimin e grupit të dytë të subjekteve politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 12 tetorit dhe listën me kandidatët e tyre.

Në rend dite në mbledhjen e sotme është rekomandimi për certifikimin e disa subjekteve politike.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco