Del para Gjykatës i dyshuari për krime lufte

Del para Gjykatës i dyshuari për krime lufte

08:56, 14/08/2025

Ramadan Morina, i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile, doli para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku pritet t’i caktohet masa e paraburgimit.

Ramadan Morina është arrestuar në Prishtinë.

Ai  dyshohet se në periudhën 29-31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, gjatë fazës së hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco