Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Partia Guxo, Jeta Statovci, ka njoftuar se do të jetë kandidate për Kuvendin Komunal të Prishtinës, duke i prirë listës së kësaj partie për zgjedhjet lokale, shkruan Syri.net
Në një postim në rrjetet sociale, Statovci ka theksuar se lista përbëhet nga 51 kandidatë – 25 gra dhe 26 burra – të cilët përfaqësojnë profesione të ndryshme, përfshirë doktorë, arkitektë, ekonomistë, profesorë dhe artistë.
Ajo e ka cilësuar këtë listë si “më të freskëtën” e këtyre zgjedhjeve dhe ka shtuar se Prishtina ka “një mundësi kreative” për ndryshim.

© SYRI.net