Del para Gjykatës i dyshuari për vrasjen e Enver Bajraktarit në Lipjan

Del para Gjykatës i dyshuari për vrasjen e Enver Bajraktarit në Lipjan

11:57, 13/08/2025

I dyshuari për vrasjen e Enver Bajraktarit në një arë me kollomoq javën e kaluar në Lipjan, është sjellë para Gjykatës të mërkurën.

Ditën e djeshme policia konfirmoi për Gazetën Online Reporteri.net se i dyshuari, Top Kolshi ishte arrestuar.

Në njoftimin e Prokurorisë u tha se pas intervistimit i dyshuari kishte pranuar se ka kryer veprën penale.

“Gjatë këtij veprimi policor në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, është arrestuar dhe ndaluar një person i dyshuar mashkull me inicialet T.K. Pas ndalimit në polici dhe dhënies së deklaratës, i dyshuari ka pranuar veprimet e tij dhe kryerjen e veprës penale.

I njëjti është ndaluar me vendim të prokurorit të shtetit dhe ndaj tij janë duke u zhvilluar procedurat e mëtutjeshme ligjore.

Prokuroria dhe Policia mbeten të përkushtuar për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhej në njoftmin e Prokurorisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco