Temperaturat e larta, IKSHPK del me katër këshilla si ta mbani shtëpinë e freskët

Temperaturat e larta, IKSHPK del me katër këshilla si ta mbani shtëpinë e freskët

11:21, 13/08/2025

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me disa këshilla për ditët e nxehta, për t’u mbajtur shtëpia e freskët dhe sigurt.

Në njoftimin e IKSHP’së rekomandohet që t’i hapni dritaret në mbrëmje dhe gjatë natës për ta ftohur shtëpinë, kur temperatura e jashtme është më e ulët.

Gjatë ditës, kur temperaturat janë më të larta jashtë, Instituti ka rekomanduar që të mbyllni dritaret dhe t’i mbuloni me perde apo materiale që pengojnë rrezet e diellit.

“Fikni sa më shumë pajisje elektrike”, është rekomandimi tjetër.

Përdorimi i ventilatorëve elektrikë këshillohet vetëm kur temperature është nën 40 gradë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco