Shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale miratoi ankesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji duke refuzuar shtyrjen e ekzekutimit të daljes së bizneseve në treg të lirë të energjisë elektrike.
Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti i cili tha se është për t’u habitur me entuziazmin e ZRrE-së për t’i detyruar bizneset të blejnë energjinë në treg të hapur disa herë më të shtrenjtë.
Në Facebook ai shkroi se kësaj situate jo vetëm që i vjen era por kundërmon.
“Çfarë entuziazmi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për t’i detyruar bizneset të blejnë energjinë në treg të hapur, ku çmimi është disa herë më i shtrenjtë se çmimi që paguajnë tani?! Çfarë apatie e Qeverisë për këtë situatë të krijuar?! Kësaj situate, jo vetëm që i vjen era, por kundërmon”, shkroi Hoti.
© SYRI.net