Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufirit ka përditësuar të dhënat e fundit.
Pika më e ngarkuar është ajo në Merdarë, ku pritjet për të dalë në këtë pikë zgjasin deri në një orë, ndërsa për të hyrë 5-10 minuta.
Pritje deri në 20 minuta ka te Dheu i Bardhë dhe në Jarinjë deri në 40 minuta.
Ndërkohë në vendkalimet e tjera ato janë 3-5 minuta.

© SYRI.net