Zyra e BE’së kërkon t’i transferohet urgjentisht buxheti RTK’së dhe ligj të ri për financim

Zyra e BE’së kërkon t’i transferohet urgjentisht buxheti RTK’së dhe ligj të ri për financim

20:43, 12/08/2025

Ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian  në Kosovë, Eva Palatová, është takuar sot me Ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi.

Sipas njoftimit të Zyrës së BE’së, në këtë takim është diskutuar për nevojën urgjente për transferimin e buxhetit që do të mundësonte vazhdimin e transmetimit.

“Ajo theksoi se RTK-ja luan një rol thelbësor në ofrimin e lajmeve të shpejta, të sakta dhe të paanshme për të gjitha komunitetet në Kosovë. BE-ja nënvizon rëndësinë e sigurimit të financimit të qëndrueshëm për transmetuesin publik përmes një ligji të ri për RTK-në”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, punëtorët e RTK’së nuk e kanë marrë ende pagën e muajit korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco