Velipoja ‘zhytet në errësirë’ në kulmin e sezonit turistik, pushuesit dhe bizneset të irrituar nga mungesa e energjisë

Velipoja ‘zhytet në errësirë’ në kulmin e sezonit turistik, pushuesit dhe bizneset të irrituar nga mungesa e energjisë

20:23, 12/08/2025

Velipoja është përballur sërish me ndërprerje të energjisë elektrike në mbrëmjen e sotme, duke u zhytur në errësirë në kulmin e sezonit turistik. Sipas raportimeve nga banorët dhe pushuesit, mungesa e energjisë ka nisur që prej orës 19:00 dhe po shkakton shqetësim të madh, veçanërisht për bizneset që funksionojnë gjatë orëve të mbrëmjes.

Aktualisht, nuk dihen ende shkaqet e ndërprerjes, ndërsa OSHEE nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar për situatën.

Pushuesit shprehen të revoltuar, duke theksuar se kjo situatë përsëritet çdo verë, pikërisht në periudhën kur Velipoja pret mijëra vizitorë dhe kërkesa për shërbime është në kulm. Vetëm dy ditë më parë, qindra turistë mbetën pa energji elektrike për disa orë, në një tjetër rast të ngjashëm. Bizneset lokale gjithashtu janë prekur ndjeshëm, pasi mungesa e energjisë po dëmton aktivitetin e tyre në një sezon që pritet të jetë jetik për të ardhurat vjetore.

Banorët dhe operatorët turistikë i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse për zgjidhje të menjëhershme dhe një reagim serioz për të parandaluar përsëritjen e kësaj situate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco