Ilustrim
Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Komoran-Carralevë, ku si pasoj ka vdekur një person.
Rastin e ka konfirmuar për mediat zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se shoferi i veturës ka humbur kontrollin dhe ka goditur disa automjete të parkuara.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Carralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me paspja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet në lëvizje, ngasësi i të cilit për shkaqe akoma të panjohura ka humbë kontrollin dhe ka goditur disa automjete të parkuara. Si pasojë e aksidentit ngasësi i automjetit ka humbur jetën.”, tha Ahmeti
© SYRI.net