Policia: I dyshuari për vrasjen e mbrëmshme në Hajvali ndodhet ende në arrati

Policia: I dyshuari për vrasjen e mbrëmshme në Hajvali ndodhet ende në arrati

09:32, 12/08/2025

I dyshuari për vrasjen e mbrëmshme në Hajvali, gjendet ende në arrati. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

I njëjti pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim policor. Vrasja ndodhi me armë zjarri.

Në raportin 24-orësh është bërë e ditur se i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës duke e lënë të vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.

“Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur një gëzhojë e armës së zjarrit. I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes dhe i njëjti është në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin 24-orësh.

Kjo është vrasja e pestë brenda dy ditësh në Kosovë.

Ditën e diel, Kosova u trondit nga një vrasje e trefishtë në qytetin e Gjilanit.  Të vdekur mbeten babë e bir, argjendarë të njohur në këtë qytet, të cilët u vranë në një kafene afër objektit të komunës. Pak më vonë, vdiq edhe njëri nga të plagosurit rëndë, i cili po trajtohej në Spitalin e Gjilanit, duke e çuar bilancin në tri viktima.

Të dyshuarit për rastin, Mefail Shkodra me dy djemtë e tij, Edonisin dhe Engjullin janë akoma janë në arrati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco