Konfiskohen 80,000 copë cigare pa banderola në Mitrovicë

Konfiskohen 80,000 copë cigare pa banderola në Mitrovicë

16:30, 11/08/2025

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë ndaluar për kontroll dy autobusë në linjën Serbi–Kosovë në Mitrovicë.

Gjatë kontrollit fillestar, në orët e vona të mbrëmjes, në sistemet e ajrosjes së njërit prej autobusëve është zbuluar një sasi e madhe cigare pa banderola.

Kontrollet e mëtejshme zbuluan cigare të tjera të kontrabanduara të fshehura në një “bunker” brenda autobusit dhe në tualet.

Në total janë konfiskuar 80,000 copë cigare pa banderola, që dyshohet se ishin për tregun e brendshëm të Kosovës, në shkelje të ligjit.

Rasti është referuar për hetime të mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco