Sindikata e RTK-së ‘kërcënon’ me padi institucionet, vendos ultimatum deri të enjten

Sindikata e RTK-së ‘kërcënon’ me padi institucionet, vendos ultimatum deri të enjten

12:30, 11/08/2025

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka kërcënuar me padi institucionet shtetërore, nëse nuk realizohen pagat deri të enjten.

Në një njoftim për media të hënën, SPERTK tha se ka angazhuar një avokat për inicimin e procedurave ligjore nëse pagat e punonjësve të RTK-së nuk ekzekutohen brenda tri ditëve.

“Ashtu siç ju kemi paralajmëruar, nëse deri të enjten nuk dalin pagat, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së do të nisë procedurën ligjore përmes padive në gjykatë”, tha Sindikata në një deklaratë.

“Për këtë qëllim, kemi angazhuar z. Yll Zekaj nga Shoqëria e Avokatëve ‘DeJure Law Firm’, i cili do të përfaqësojë punëtorët e RTK-së. Angazhimi i tij është pro bono, duke ofruar ndihmë ligjore falas për të gjithë punëtorët”, thuhet në deklaratë.

Punonjësit e RTK-së nuk e kanë marrë pagën e fundit për shkak të moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe pamundësisë së miratimit të buxhetit për RTK-në për gjashtëmujorin e dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco