Babë e bir mbetën dje të vrarë në rastin tragjik dje në një kafiteri në qendër të Gjilanit.
Familja ka njoftuar se S.H dhe E.S do të varrosen sot me Namazin e Ikindisë në ora 16:40.
Krahas babë e bir, i vdekur mbeti edhe një person tjetër, ndërsa një tjetër i plagosur.
Lidhur me rastin policia ka shpallur në kërkim, Mefail Shkodrën bashkë me dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra.
Mefail Shkodra njihet nga organet e rendit, pasi i njëjti ishte arrestuar në qershor të vitit 2024 për fajde, bashkë me djalin e tij Edonisin.
© SYRI.net