Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka bërë të ditur se personi i plagosur në Gjilan më 10.08.2025 është në gjendje të rëndë, por stabile për momentin.
Ai bëri të ditur se i plagosuri me armë zjarri po vazhdon trajtimin në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale.“Gjendja e tij është e rëndë, por stabile për momentin. Janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme. Derisa vazhdon trajtimin në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale”- ka bërë të ditur Syla, për Kallxo.com.
Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Gjilanit në një konferencë për media kanë dhënë detaje për rastin e vrasjes së trefishtë në Gjilan, duke konfirmuar se i dyshuari kryesor, Mefail Shkodra, është person me të kaluar penale.
Policia e Kosovës përveç Mefail Shkodrës, është vënë në kërkim edhe të dy djemve të këtij të fundit, Edonis dhe Engjull Shkodrës, që dyshohen për vrasjen e trefishtë që ndodhi sot në qytetin e Gjilanit.
© SYRI.net